“Vjosa Osmani po i dridh kapësit e shtetit”

“Vjosa Osmani po i dridh kapësit e shtetit”

Vjosa Osmani është lavdëruar nga këshilltari i saj, Faton Peci. Sipas tij vetëm “Vjosa Osmani në institucione po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit”.

Këto komente Peci i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se Osmani insiston në rend dhe ligj

“Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj”, tha ai.

Ai theksoi se “krimi ka aleat”, në të gjitha segmentet e jetës.

“Jemi të vetëdijshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjmë punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punën e tyre që dinë më së miri- agjitacion e propogandë”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com