Vjosa Osmani: Presidenti i ri pas zgjedhjeve të reja

Vjosa Osmani: Presidenti i ri pas zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet në nivel vendi janë “shërim” për të gjitha problemet politike në vend, njofton Insajderi.

Osmani u shpreh se zgjedhjet e reja do ta rregullonin edhe çështjen e presidentit.

“Unë mendoj që Kosova përmes zgjedhjeve do ketë më shumë demokraci, më shumë legjitimitet. Ai duhet të sigurohet përmes zgjedhjeve, do t’i jepte vendit tonë një mundësi më të gjerë zgjidhje. Një qeveri shumë më e fuqishme në numra dhe nuk do ballafaqohej me sfida të votimit të ligjeve, si dhe një president që ka legjitimitet më popullor dhe ka karakter më unifikues”, ka thënë ajo në RTK.

Ndërkaq, Osmani ka folur edhe për partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishte vetë ajo, duke thënë se po devijojnë vullnetin e qytetarëve./Insajderi.com