Vjosa Osmani: Qeverisja me PDK-në, është dëshirë e kahershme e njerëzve të LDK-së

Vjosa Osmani: Qeverisja me PDK-në, është dëshirë e kahershme e njerëzve të LDK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për qeverinë aktuale dhe mundësinë që kjo qeveri të zgjerohet në të ardhmen, njofton Insajderi.

Osmani, së pari e ka kritikuar qeverinë si kalkulante dhe se e gjithë kjo kastë politike për shkak të veprimeve që po i bën, do të ndëshkohet nga qytetarët.

E pyetur se a është në dijeni për ndonjë zgjerim eventual të qeverisë duke u future PDK-ja në koalicion? – Osmani ka thënë fillimisht se “nuk e di sepse nuk ka qenë pjesë e bisedave, meqë nga LDK-ja është pothuajse e përjashtuar”.

Tutje Osamni ka thënë se “bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në, nuk është ide dhe qëndrim I tanishëm për shkak të rrethanave, por në LDK ka pasur dëshirë për bashkëpunim me partinë demokratike që nga fillimi, para zgjedhjeve të 6 tetorit”.

“Bashkëpunimi me PDK-në, ka qenë dëshirë e shumë njerëzve në LDK, që aktualisht po udhëheqin”.

Në fund Osmani, ka thënë se “kjo qeveri është qeveri tregtarësh dhe duke bërë tregti bëjnë edhe marrëveshje të reja politike, sikur ajo me PDK-në që po tentohet të arrihet”./Insajderi.com