Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, njofton Insajderi.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Në këtë vendim si arsyetim futet edhe fakti që KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së.

Sot gjatë ditës është raportuar se në takimin e mëngjesit të së hënës, presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor që të japë dorëheqje.

Burime të Insajderi.com bëjnë me dije se Osmani i ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse, brenda institucionit të KQZ-së, me arsyetimin e “tensionimit të mbledhjeve, nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas burimeve Daka nuk e ka pranuar këtë propozim të Presidentes me arsyetimin se “kjo kërkesë ka ardhur vetëm nga një subjekt politik”. /Insajderi.com