Vjosa Osmani shpërfill kritikën publike të Agim Veliut, takohet sërish me Albin Kurtin

Vjosa Osmani shpërfill kritikën publike të Agim Veliut, takohet sërish me Albin Kurtin

Përkundër kritikave publike të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, nënkryetarja tjetër e kësaj partie, Vjosa Osmani është takuar sërish me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliu i pati kërkuar Osmanit sqarime për takimin e rastësishëm me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës javën e kaluar.

Por, Osmani ka shpërfillur sërish kërkesën publike të Veliut. Është takuar me Albin Kurtin në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019 në Prishtinë të mërkurën.

Kurti dhe Osmani janë parë së bashku duke ndarë në tavolinë gjatë kësaj ceremonie.

Ceremonia është mbajtur në kohën kur Isa Mustafa i është drejtuar qytetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /Insajderi.com