Vjosa Osmani sot bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak

Vjosa Osmani sot bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot (e premte) do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak, njofton Insajderi.

Sipas agjendës së saj ditore, homazhet pritet të bëhen rreth orës 09:30, ka njoftuar Bekim Kupina, këshilltar i u.d presidentes.

Kujtojmë se sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./Insajderi.com