
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, sot do ta përfundojë vizitën zyrtare treditore në Shqipëri.
Ajo nga ora 10:00 do të takohet me liderin opozitar, Lulzim Basha.
Vjosa Osmani nga ora 11:00 do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.
Dhe takimin e fundit zyrtar do ta ketë me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën. /Insajderi.com