
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të cilin e kanë njoftuar për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, ambasadori Abbott, është njoftuar për prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.
Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.
Ambasadori Abbott ka shprehur interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.