Vjosa Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë për partitë shqiptare

Vjosa Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë për partitë shqiptare

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ku ka potencuar faktin që këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për shqiptarët që jetojnë atje. njofton Insjaderi.

Tutje Osmani ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të votojnë për partitë shqiptare.

“Prandaj, duke uruar për një proces të suksesshëm zgjedhor, dua t’i ftoj bashkëkombësit e mi shqiptarë që, si qytetarë të këtij vendi, të cilët kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit evropian dhe të anëtarësimit në NATO, të dalin masivisht në zgjedhje, të votojnë për përfaqësuesit e tyre, të përfshirë në listat e partive shqiptare. Kësisoj, ata do të dëshmojnë vetëdije qytetare e kombëtare dhe do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të jetës së tyre në vendin fqinj”.

Në fund Osmani ka thënë se është e sigurt që shqiptarët do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në jetën politike në Mal të Zi./Insajderi.com