![Vjosa Osmani u përballë me bashkëshortin e saj në Komisionin e Jashtëm](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/12/sadriou3-730x440.png)
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme lidhur me raportimet për tërheqje të njohjes së pavarësisë.
Kryetare e këtij komisioni është deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila në tavolinë kundërshtar e ka pasur bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.
Sadriu është pjesë e ministrisë që drejton Pacolli, ku mban pozitën e drejtorit të Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe, njofton Klan Kosova.
Ky takim i sotëm na nisur me disa kundërshti në mes të Osmanit dhe Pacollit, në këtë mbledhje e cila deri në fund ka qenë me njëfarë tensioni.
Më poshtë shihni fotografi ku shihen deputetja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, si palë të kundërta në komision.