Vjosa Osmani uron homologen

Vjosa Osmani uron Ylfete Fanajn

Kryeparlamentarja e Kosovës e ka uruar Ylfete Fanajn për postin e kryesueses së Kuvendit të Kantonit të Luzernit në Zvicër.

Vjosa Osmani uron Ylfete Fanajn

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Vjosa Osmani e ka uruar Ylfete Fanajn e cila e ka marrë zyrtarisht postin e kryesueses së Kuvendit të Kantonit të Luzernit në Zvicër, njofton Insajderi.

Osmani thotë se “ky sukses i Z. Fanaj është dëshmi se qytetarët tonë që jetojnë në perëndim, jo vetëm që janë të integruar plotësisht, por edhe ndikojnë në krijimin e një identiteti të ri për shqiptarët në diasporë”.

“Sot, shqiptarja nga Kosova, Ylfete Fanaj, mori zyrtarisht detyrën e kryetares së Kuvendit të Kantonit të Luzernit, në Zvicër. Kjo dëshmon se qytetarët tanë, të cilët jetojnë në vendet perëndimore, tashmë jo vetëm janë integruar plotësisht, por po ndikojnë në krijimin e një identiteti të ri të mërgatës sonë”. /Insajderi.com