![Vjosa Osmani zgjidhet edhe për tri vjet asistente në Universitetin e Prishtinës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/12/vjosa-osmani-730x440.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur edhe për një mandat tre vjeçar asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Kështu ka vendosur Senati i UP-së në mbledhjen e sotme.
Osmani ka përfunduar magjistraturën në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Pittsburg-ut në SHBA në vitin 2005, ndërsa ka përfituar doktoratën në po të njëjtin Universitet në vitin 2015 kurse gradën akademike asistente e ka fituar më 2006.
Në këtë univeristet në SHBA, Osmani gjithashtu ligjëron lëndën “Shtetndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.