as dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, Vjosa Osmani do ta marrë këtë detyrë.
Ajo do ta ushtrojë këtë pozitë që i takon sipas aktit më të lartë ligjor ‘Kushtetutës’.
Në ora 17:00 pritet një konferencë për media ku stafi i presidentit do t’ja jap asaj zyrtarisht pozitën.
“Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e ushtrues së detyrës së presidentes së Kosovës Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftim. /Insajdeir.com