fbpx

VLC Media Player duhet të përditësohet sa më shpejtë

VLC Media Player duhet të përditësohet sa më shpejtë

Të gjithë ata që e kanë VLC Media Player në kompjuter, duhet ta përditësojnë sa më shpejtë, që të sigurohen se nuk do jenë pjesë e ndonjë sulmi kibernetik.

Versioni vjetër i këtij aplikacioni, mundëson që të enkriptohen pjesë të ndryshme në kompjuter, ndërsa të komanduarit e opsioneve të ndryshme nga dikush tjetër nga largësia në kompjuterin tuaj, nuk do ishte aspak e dëshirueshme, transmeton Telegrafi.

“Depërtimi i suksesshëm në këtë aplikacion, do mundësonte marrjen e të dhënave që janë aty, mirëpo edhe të kalohet në aplikacione tjera si dhe rrjedhjen e të dhënave” është thënë në raport.

Në mënyrë që të pamundësohen ndonjë sulm kibernetik në kompjuterin tuaj, përditësojeni sa më shpejtë VLC Media Player që është proces mjaft i lehtë.