Vleiu: S’ka kritika për Hotin

Vleiu: S’ka kritika për Hotin

Avdullah Hotin s’e kanë kritikuar kryetarët e degëve të LDK-së sot, njofton Insajderi.

Kështu ka thënë për KlanKosova.tv nënkryetari i parë i kësaj partie, Agim Veliu.

“Janë plotësisht të pavërteta raportimet se ka pasur kritika ndaj Hotit. Kam qenë në atë takim, kështu që janë krejt të pavërteta”, është shprehur Veliu.

Ai po ashtu ka thënë se në këtë takim nuk është folur për emrin e kandidatit të ri për kryeministër nga LDK./Insajderi.com