Vlera kryesore e shoqërisë duhet të jetë shendeti dhe jeta e qytetarëve dhe jo pushteti

Shkruan: Skender Musa

Vlera kryesore e shoqërisë duhet të jetë shendeti dhe jeta e qytetarëve dhe jo pushteti

Sot është koha të fitohet lufta kundër covid – 19, dhe vendi të shpëtojë pa pasoja, pa humbje të jetës së njerzëve apo me pasoja sa më të vogla nga kjo pandemi.

Sa i përket politikës kjo është shëndrru në epidemi në Republikën e Kosovës dhe në as një mënyrë kualicioni nuk ka ndermend të tejkaloi krizën qeveritare. Në këtë kohë është momenti që partitë që e duan Kosovën, duhet të gjejnë zgjidhje ta shtrijnë dorën e pajtimit dhe të dalin nga inatet e tyre klanore.

Në një Kuvend me 120 deputet mund te gjenden zgjidhje dhe kombinime dhe kualicione deri sa të kalohet epidemia. Nese nuk mundet ma VV- LDK ndoshta mundet VV me parti tjera ose LDK me parti tjera ose te gjitha partitë bashkë.

Por të mbetet vendi pa qeveri në kohë pandemie kjo është e pafalshme dhe pa përgjegjësi e madhe për partitë në pushtet.

Tash është koha që opozita të jetë e pëgjegjëshme dhe të jetë në anën e interesave të qytearëve dhe ti mbrojë të drejtat e qytetarëve në këtë kohë e që pa dyshim është misioni më i vështirë pas përqarjes së kualicionit.

Pas luftës në këto 20 vite lirie kjo është sfida më e rënd për institucionet dhe partitë politike andej thyene tradicionalitetin e kundershtimeve ekstreme dhe bashkepunoni edhe me kundershtaret politik dhe shpetoni jetët e qytetarëve.

Shpëtimi i jetës së njerzve nga pandemia e covid -19 është më e rëndsishme se pozita e kryeministrit, e ministrit të punëve të mbrendshme. Mos e konsideroni pushtetin si gjithçka, shikone shëndetin dhe jetën e njerzve tanë si vlerë më të shtrejt të shtetit dhe shoqërisë kosovare.