Në Vushtrri po mbahet ceremonia e përurimit të shtatores, Ahmet Krasniqi.
Në këtë ceremoni janë duke marrë pjesë figura politike si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe shumë akterë tjerë politik.
Përpos shtatores është inaguruar sheshi i Vushtrrisë me emrin e tij.
Kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë më 21 shtator të viti 1998.
Kryeministri, Avdullah Hoti, ka vlerësuar lartë figurën e heroit kombëtar, i cilit tha se “vrasja e Ahmet Krasniqit ishte tinzare kundër pjesëtarëve të lirisë”.
Ndërsa, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj për heroin Ahmet Kraniqi, ka thënë se “Tirana ia ka borxh Kosovës zhbardhjen e këtij rasti”. /Insajderi.com