
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve, në qendër të Prishtinës.
Vllahiu me këtë rast tha se për pensionistët transporti publik do të jetë falas.
“Me pensionistët e Kosovës për t’i dëgjuar hallet, problemet dhe kërkesat e tyre. Për t’i trajtuar ato. Për pensionistët mjekun në ambulancë çdo ditë. Transport publik falas. Qendra të pensionistëve në lagjet e Prishtinës. Hapësira më të mira e më të dinjitetshme për njerëzit që kanë dhënë kontributin e tyre jetësor. #PërPrishtinën me dinjitet #50”, tha ai.