Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen ‘Ramiz Sadiku’, në qendër të Prishtinës.
Pas zhgënjimit të madh të qytetarëve të kësaj lagjeje, si infrastruktura dhe çështja e pronës, Vllahiu postoi në faqen e tij zyrtare në Facebook zotimet karshi tyre.
“Planifikimi urban më i mirë për qytetin. Lagjet si kjo e qendrës së Prishtinës, Ramiz Sadiku, kanë nevojë për trajtim më ndryshe. Edhe përmes zgjidhjeve ligjore për pronësinë, edhe në trajtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit e rregullimit të trafikut si dhe parkingjeve. Me banorët e lagjes që ndjehen të lënë pas dore. #PërPrishtinën50”.