Vllasi: Enver Hoxhaj është kandidati më i mirë për kryeministër

Vllasi: Enver Hoxhaj është kandidati më i mirë për kryeministër

Për avokatin Azem Vllasi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj “është më i miri për postin e kryeministrit”.

“Kuptohet, më humbësi do të dalë ai lista e të cilit merr më së paku vota. Pa marrë parasysh kush është ai si person. Personalisht mendoj se për kryeministër më i miri do të ishte kandidati i PDK-së Enver Hoxhaj. PDK-ja do të dal mirë me rezultate të zgjedhjeve”, tha ai.

Por, ai sheh “shanse të mira” edhe për Albin Kurtin, duke shtuar se “të gjithë tjerët do t’i bëjnë probleme.

“Edhe Albin Kurti ka shanse të mira pasi që VV-ja do të kalojë mirë në zgjedhje. Por të gjithë tjerët do t’i bëjnë probleme. Mbetet të shihet si qëndron ai në raport me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e çoi Kosovën në zgjedhje të reja”, tha ai për Indeksonline.

Ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vllasi mendon se “do të bie në rezultat”.

Për të ish-pjesëtaren e LDK-së, Vjosa Osmanin, theksoi se “është duke bërë vend në skenën politike”. /Insajderi.com