Avokati Azem Vllasi, tani në cilësinë e të dëmtuarit, ka deklaruar se rasti i plagosjes së tij në mars të vitit 2017, ishte fillimi i një komploti ndaj shtetit të Kosovës dhe shoqërisë.
Një deklaratë të tillë, Vllasi e ka dhënë në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është dhënë fjala hyrëse e palëve në procedurë, në rastin kundër 10 të akuzuarve, i njohur si “Syri i Popullit.
Në këtë rast, për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të rëndë në tentativë si dhe vepra të tjera penale, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.
Në fjalën e tij, i dëmtuari Vllasi, ka thënë se beson se gjykimi i drejte përveç që është dobi për drejtësinë, sipas tij, është edhe në dobi edhe të shtetit e të shoqërisë.
“Atentati kundër meje është dëshmi se vrasja ndaj personave publikë në Kosovë ka filluar dhe se ata në plan më pas kanë pasur edhe vrasjen e Riza Halimit, Hajredin Kuçit, etj. Siç shihet dikush ju ka ndihmu po në shqyrtim gjyqësor do të dalin të gjitha. Duhet të vlerësohet po ashtu si dola unë në plan i pari për me m’vra kur unë nuk kam qenë fort subjekt i rëndësishëm por përnjëherë dola unë. Interesante ju paskan pengu disa fjalime te miat 37 vite më parë. Unë mendoj se në fund të gjykimit do të marrim vesh edhe fondet që jepen për destabilizim të gjendjes në vend”, ka deklaruar ndër të tjerash i dëmtuari Azem Vllasi./Betimi për Drejtësi/
Më posht mund të shihni dokumentarin “Patriot të çmendur”
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare&f=1
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=patriote-te-cmendur-pjesa-e-dyte-2