“Kosovës i duhet një Qeveri stabile me një shumicë shqiptare në Parlament dhe me komunitetet pakicë si përcakton Kushtetuta. Kjo do të thotë se VV-ja duhet të bëjë koalicion me PDK-në ose AAK-në”.
Kështu tha për Indeksonline, avokati, Azem Vllasi, teksa komentonte situatën politike në vend.
Sipas tij një Qeveri e gjerë duhet të krijohet pasi Kosova i ka disa sfida e Qeveria ato sfida duhet t’i këto prioritete.
“Rimëkëmbja ekonomike dhe hapja e perspektivave të zhvillimit ekonomik, pastaj lufta kundër korupsionit dhe zhvatjes së shtetit, sundimi i ligjit dhe punësimi i të rinjëve duhet të jenë prioritet”, theksoi ai.
Qeveria e Re sipas Vllasit duhet të i dalë përballë këtyre prioriteteve.
Vllasi tha se ka shpresë të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje e cila bëri premtime gjatë fushatës zgjedhore.
Në rast se nuk përmbushëm këto premtime ai konsideron se do të ketë zhgënjim të madh.
“Rezultati i votimeve tregon se pritjet nga subjekti fitues janë të mëdha. Por edhe besimi se pikërisht këta të cilët fituan zgjedhjet, premtimet do t’i përmbushin. Nëse sërish do të zhgënjehemi, perspektiva është e zymtë”, tha ai. /Insajderi.com.