Vlojnë skandalet në Qevrinë Kurti, VV-ja e kap edhe një ndërmarrje

Vlojnë skandalet në Qevrinë Kurti, VV-ja e kap edhe një ndërmarrje

Anëtari i Vetëvendosjes, Artan Dermaku është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos.

Ky vendim është marrë sot nga shefi i Qeverisë Albin Kurti njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.

Kujtojmë se Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

Më poshtë gjeni edhe emrat e anëtarëve tjerë të zgjedhur në Infrakos, shkruan Front Online.

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A. , në këtë përbërje:

1. Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;

2. Vjollca Jashari, drejtore;

3. Artan Dermaku, drejtor; dhe

4. Abdullah Lala, drejtor.