Vlora Çitaku e vesh sërish fustanin e zakonshëm dhe tallet me kritikët

Vlora Çitaku e vesh sërish fustanin e zakonshëm dhe tallet me kritikët

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është tallur me të gjithë kritikët e veshjes së saj në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump

Çitaku ishte kritikuar se kishte veshur të njëjtin fustan në disa ndeja të rëndësishme.

Madje, ajo kishte publikuar një mesazh që kishte pranuar në rrjete sociale, që kërkonte të mblidheshin fonde për t’ia blerë asaj një fustan të ri.

Çitaku ka veshur sërish të njëjtin fustan.

Kësaj radhe, për t’u tallur me të gjithë ata që e kritikuan.

“Pas shumë kërkesave e vesha fustanin prapë”, ka shkruar Çitaku.