Vlora Çitaku kërkon falje për fotografinë e publikuar nga Brovina

Vlora Çitaku kërkon falje për fotografinë e publikuar nga Brovina

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka reaguar pas pulikimit të fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina ku pretendohej se një grua shqiptare po dhunohej nga ushtarë serb.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kërkuar falje që lejuan një kauzë të tillë të degradojë në këtë mënyrë.

“Asgjë nuk na shfajson për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.
Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Çitaku.

Postimi i plotë:

Asgjë nuk na shfajson për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.
Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë.
Turpi bie mbi ne.
Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund.
Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasë edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot.