Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në ShBA

Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në ShBA

Vlora Çitaku ka përfunduar zyrtarisht misionin e saj si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët Çitakut i kanë uruar suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në anën tjetër, Çitaku në një postim në Facebook është shprehur se “të shërbej si Ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nderi i jetës sime”./Insajderi.com