
Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, njofton Insajderi.
Çitaku e ka publikuar një fotografi me Cakajn, ku e ka falenderuar atë për shërbimin e deritanishëm.
“Faleminderit për shërbimin, Gent”, ka shkruar Çitaku.
Cakaj ia ka paraqitur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dorëheqjen.
Ai e ka falendëruar Ramën për bashkëpunimin, derisa nuk i ka bërë të ditura arsyet e largimit dhe s’ka treguar se ku do ta vazhdojë angazhimin e tij politik. /Insajderi.com