Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është lider evropian për krim dhe korrupsion, ndërsa sipas tyre, i përgledhuri i kryeministrit Zoran Zaev, ministri që mbron krimin dhe korrupsionin e pushtetit, Lupço Nikollovski, i cili është përgjegjës për katastrofën në gjitha raportet ndërkombëtare, qëndron në kumtesën e sotme të partisë, njofton Insajderi.
“Skandalet e përditshme të pushtetit për krim të njerëzve të afërm të tyre, tenderët e kurdisura nga institucionet shtetërore e sollën Maqedoninë në fund në raportin e Transparency International, konkretisht në vendin e 111. Pikërisht për shkak të mos sundimit të së drejtës dhe drejtësisë selektive, si dhe për përndjekjet politike të pushtetit, Ekonomist e ka ranguar Maqedoninë si regjim hibrid”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia opozitare reagojnë për tenderët në shëndetësi të cilat sipas tyre kanë qenë direkisht të lidhura me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe dhe kanë mbetur të mbyllura në sirtarë dhe për këto nuk ka pasur asnjë procedurë nga Anti-korrupsioni ose Nikollovski.
“Nuk pamë asnjë epilog as për keqpërdorimin e parave evropiane, për trajnimin e gomarëve ose dhënia e mijëra eurove për sallonin e bukurisë. Nuk ka asnjë procedurë as për licencat e kurdisura për marihuanë, as për Den Donçevin, as për Reket”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-së.
Sipas tyre për këto degradime, përgjegjësi duhet të ketë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Insajderi.com