
VMRO DPMNE-ja vlerëson se koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së nuk do ti sjellë vendit progres por ngecje dhe thellim të ndarjeve, si dhe vazhdim të krimit dhe korrupsionit, njofton Insajderi.
Nga kjo parti thonë se Qeveria e re nuk do të vlejë për 5 para, duke rikujtuar se para zgjedhjeve për kreun e LSDM-së, Zaev, BDI-ja nuk vlente as për 5 para dhe se në Reçicë të Vogël ishte selia e krimit, e nga ana tjetër BDI-ja thoshte se LSDM-së i interesonin vetëm tenderët.
VMRO-ja në parim mbështet shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinos, por shprehet kundër vendimit të LSDM-së dhe BDI-së për ta zëvendësuar atë me kryeministër të propozuar nga BDI-ja./Insajderi.com