Vodhën nëpër shtëpi dhe një Mercedes AMG – si e arrestoi policia italiane bandën shqiptare

Vodhën nëpër shtëpi dhe një Mercedes AMG – si e arrestoi policia italiane bandën shqiptare

Policia italiane ka arrestuar të shtunën pesë shqiptarë që akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Milanos dhe rrethinën e saj.

Policia italiane arriti të gjente lokacionin e bandës shqiptare të hajnave. Ata janë arrestuar në një shtëpi në qytetin Sesto San Giovanni, afër Milanos.

Në garazhin e shtëpisë policia italiane ka gjetur një Mercedes C55 AMG, të cilin banda shqiptare e kishte vjedhur ditë më parë. Përveç kësaj vjedhje, ata akuzohen edhe për një seri vjedhjesh nëpër shtëpitë italiane, raporton Sudtirolnews.it.

Katër nga pesë anëtarët e bandës – Artan Zefi 30-vjeçar, Zef Nikolli 25-vjeçar, Bledar Lleshi 25-vjeçar dhe Viçenc Lleshi 26-vjeçar – u arrestuan dje nga Policia e Milanos. Anëtari i pestë i bandës është arrestuar, por është liruar nga mbajtja, njofton Insajderi.

Përveç makinës Mercedes AMG, të cilin policia ia ktheu pronarit, në lokacionin e bastisur të bandës shqiptare janë gjetur edhe mjete të tjera përmes së cilave dyshohet se ata kanë kryer vjedhjet.

Policia italiane ka gjetur edhe një armë zjarri. /Insajderi.com