Policia ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë mashtruese shuma parash nga firma ku punonte.
“Me 09.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur kishte përvetësuar në mënyrë mashtruese një shumë prej 2.500 € nga firma ku ishte duke punuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com