Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë gabim të madh me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit te tyre të zhvilluar javën e kaluar në Pallatin Elysee të Francës, nga ku Kurti tha se Franca nuk ka treguar mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave, transmeton Insajderi.
Raportuesja në Parlamentin e Unionit i cili disa herë ka votuar liberalizimin e vizave për kosovarët akuzon Francën se po mban peng vendimin final që e merr Këshilli evropian, raporton KK.
“Franca luan lojë të brendshme, kështu ajo po instrumentalizon e mban peng qytetarët e Kosovës”, ka thënë Von Cramon duke shtuar se nuk pajtohet assesi me presidentin Emmanuel Macron.
“Unë shpresoj që Macron do të mund t’i jepte diçka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës t’i ofrojë diçka BE-së”. /Insajderi.com