Von Cramon i përgjijet Hoxhajt: Ndërhyrjet politike në drejtësi nuk ndodhin në demokracitë funksionale

Raportuesja e BE-së për Kosovën i ka reaguar ish-ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj.

Von Cramon i përgjijet Hoxhajt: Ndërhyrjet politike në drejtësi nuk ndodhin në demokracitë funksionale

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, i ka reaguar ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se vizita e Cramon në dhomat e specializuara në Hagë është ndërhyrje politike.

Von Cramon është kundërpërgjigjur në Twitter duke thënë se nuk do të ndërhyjë asnjëherë në procesin punës së Zyrës së Prokurorit Special.

Sipas raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën  ndërhyrja politike në gjyqësor mund të jetë ndoshta e zakonshme në Kosovë, por jo edhe në demokracitë funksionale.

“Ndoshta është e zakonshme në shtetin tënd, por të sigurojë se kjo nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale”, ka shkruar ndër tjerash në Twitter.

Euro deputetja ka vizituar prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, në një kohë kur po intervistohej presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Insajderi.com/