Von Cramon, Kurti e Osmani bashkëbisedojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Von Cramon, Kurti e Osmani bashkëbisedojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje do të bashkëbisedojnë me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar për Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth, njofton Insajderi.

Temë e këtij bashkëbisedimi do të jetë; “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?”.

Bashkëbisedimi do të fokusohet në zgjerimin e BE-së dhe rreziqet që i kanosen unionit – nga brenda dhe nga jashtë.

Gjithashtu për perspektivën e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi./Insajderi.com