Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas fotografisë së publikuar ku shihet se Emisari i Posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vetes së tij kishte hartën ku Kosova ishte “pjesë integrale” e Serbisë.
Von Cramon thotë se një hartë të tillë nuk do ta përdorte kurrë.
“Jo e dobishme, nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka thënë Cramon në llogarinë e saj në Twitter.
I Dërguari i Posaqëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Ëestern Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por që në zyrën e tij u pa harta për të cilën pati mjaft reagime.
Një i tillë erdhi edhe nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka thënë se pretendimi I mediave që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë.
Stano ka thënë se harta zyrtare e BE’së është në linjë me pozicionin neutral të BE’së për Kosovën.
“Pretendimi për hartën është tërësisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është – në vijë me pozicionin e Flamurit të Bashkimit Evropian – neutrale ndaj statusit. Do t’u rekomandoja të gjithëve që të përqendrohen në çështje të vërteta që ndihmojnë për ta avancuar dialogun për normalizim, në vend se të përpiqen të fabrikojnë tregime të rreme”, ka thënë Stano. /Insajderi.com