Macron ngurruesi

Von Cramon politikanëve kosovarë: Pyeteni Macronin pse s’keni viza – do befasoheni me përgjigjen

Sipas Von Cramon është presidenti i Francës ai që po ngurron t’ia liberalizojë vizat Kosovës.

Von Cramon politikanëve kosovarë: Pyeteni Macronin pse s’keni viza – do befasoheni me përgjigjen

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shkruar në Twitter se nëse politikanët kosovarë duan të dinë përse nuk po i jepen vizat Kosovës, atëherë do të mund ta thërrisnin në telefon presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe ta pyesin, shkruan Insajderi.

Cramon, me këto komente po i përgjigjej, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu në Twitter, i ka thënë gjermanes se është koha e fundit që t’u liberalizohen vizat kosovarëve dhe të mos vazhdohet me padrejtësi.

“Siç ia kam shpjeguar Richard Grenellit i takon Këshillit të Bashkimit Evropian të vendos për këtë çështje. Fatkeqësisht. Por, nëse dëshironi të luani një rol konstruktiv, kapeni telefonin e pyeteni Emmanuel Macronin, pse është kaq ngurrues që t’i jepet liberalizimi i vizave Kosovës. Do habiteni me përgjigjen”, ka shkruar ajo./Insajderi.com