Von Cramon: S’ka progres në liberalizimin e vizave për Kosovën

Von Cramon: S’ka progres në liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se gjasat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë presidencës së Portugalisë në Këshillin Evropian janë shumë të vogla, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ajo për RTV Dukagjini, duke thënë se nuk është mundur të bëhet ndonjë progres për shkak të skepticizmit të disa vendeve evropiane.

“Edhe para fillimit të Presidencës së Këshillit gjerman, unë së bashku me kolegë të shumtë nga Parlamenti Evropian u përpoqëm të merrnim temën në rendin e ditës dhe tani për fat të keq duhet të deklarojmë se nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë ndonjë progres këtu për shkak të rezistencës akoma ekzistuese të shteteve anëtare”, ka thënë ajo.

“Sigurisht unë tani shpresoj shumë që presidenca portugeze do të merret me çështjen, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme të vazhdueshme të shkaktuar nga pandemia, nuk pres progres vendimtar deri në gjysmën e dytë të vitit 2021. Qeveria e Kosovës duhet t’i bindin vendet anëtare skeptike si Franca dhe Holanda që ta shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që unë punë më e madhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur tutje Von Cramon. /Insajderi.com