Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, njofton Insajderi.
Cramon këtë vizitë e bëri nën shoqërimin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me të cilët vizitoi edhe shumë monumente të trashëgimisë kulturore në këtë vend.
Von Cramon tha se është e nderuar që vizitoi këtë vend, ndërsa shpresoi të mos jetë vizita e fundit atje.
“Faleminderit për ditën interesante në Prizren. Ishte një nder i madh për mua të isha mysafire juaja dhe të vizitoja trashëgiminë kulturore të Kosovës së bashku me kryetarin e qytetit Haskuka dhe Ministrin e Kosovës për Kulturë, Çeku. Shpresoj të kthehem së shpejti. Vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter. /Insajderi.com
Thanks for the interesting day in #Prizren. It was a big honour for me to be your guest & visit the cultural heritage of #Kosovo together with the Mayor the City @mhaskuka and the Kosovo Minister for Culture @HCeku. I hope to return soon. Great place for #multiethnic life! https://t.co/6I3gs0tPRp
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 27, 2021