Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për media të mbajtur në samitin për Ballkanin Perëndimor të mërkurën, tha se kjo pjesë e Ballkanit merr pjesë në të njëjtën Evropë ku është edhe Bashkimi Evropian.
Kështu nisi fjalinë e saj ajo, derisa tha se me Ballkanin Perëndimor, BE-ja ndanë edhe të njëjtën histori, të njëjtat vlera e shprehet e bindur se e ndajnë edhe të njëjtin fat.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian, ne ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtat interesa, kemi të njëjtat vlera dhe jam thellësisht i bindur se edhe ne ndajmë të njëjtin fat”, tha Von der Leyen.
Gjatë adresimit të saj për shtyp, Von der Leyen e përmendi edhe marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator në Bruksel për çështjen e targave, për çka thotë se kjo marrëveshje është një mesazh i mirë për rajonin që të gjithë mund të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të tregohen të gatshëm për zgjidhje edhe në situata të vështira.
“Marrëveshja e javës së kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, që u lehtësua ishte një mesazh i shkëlqyer për rajonin që është e mundur të ulet në tryezën e negociatave, duke treguar gatishmërinë për të gjetur zgjidhje që edhe në situata shumë të vështira ne jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje dhe për të ecur përpara dhe mendoj se nëse shikojmë deklaratën tonë sot është një deklaratë shumë e qartë se angazhimi ynë për zgjerimin është në paragrafin e parë se gatishmëria jonë këtu është të ecim përpara”, shtoi ajo. /Insajderi.com