Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg për pozitën e kancelarit.
Von der Leyen deklaroi se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian
“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë. Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të Austrisë pas presionit të shkaktuar nga një skandal korrupsioni.
Ai ka propozuar Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg si zëvendësuesin e tij, raporton BBC, transmeton Insajderi.com
Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas bastisjeve për një mori dyshimesh të lidhura me Partinë e tij konservatore.
Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për të siguruar mbulim pozitiv në një gazetë vendore. /Insajderi.com