Vota Diasporës: Refuzohen 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime

Vota Diasporës: Refuzohen 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka njoftuar se janë 3.435 zarfe të votave nga diaspora.

85.45 përqind e votuesve që kanë votuar jashtë shtetit thonë se janë skanuar.

Ndërsa 8.212 zarfe deri më tani janë aprovuar .

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com