“Votat e diasporës do ta ndryshojnë rezultatin, AAK rrezikon pragun”

“Votat e diasporës do ta ndryshojnë rezultatin, AAK rrezikon pragun”

Njohësi i çështjeve politike në vend, Albert Krasniqi, thotë se numri i votave nga diaspora do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të sotme nacionale në Kosovë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, këto vota mund të shtojnë ulëse për Lëvizjen Vetëvendosje, derisa mund të rrezikojnë edhe Aleancën për Ardhmëri të Kosovës për kalim të pragut.

Krasniqi deklaron se ka numër historik të votave nga diaspora për këto zgjedhje.

Ai madje shton se nëse bazohen në zgjedhjet e kaluara LVV ka pasur rreth 50 për qind të votave nga jashtë duke shtuar se edhe këtë vit beson që kjo parti do të ketë gjysmën e atyre votave.

“Kjo mund të shtojë ulëse për VV dhe mund ta rrezikojë edhe AAK-në e cila rrezikon edhe pragun. Gjithçka është historike sepse është përqindja më e lartë që ka arritur të marrë ndonjë subjekt politik”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com