Qarkullimi i formularëve të KQZ të shpërndara nëpër të gjitha vendvotimet kanë qenë me gabime të shumta që komisionarët i ka vënë në vështirësi në bartjen e të dhënave pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Në një fletëvotimi shihet që në një vendvotim në komunën e Kamenicës, votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës u janë shënuar Listës Serbe.
Rreth këtij problemi me formularë kanë reaguar edhe disa subjekte politike të cilat vlerësojnë se KQZ bën shkelje ligjore nëse dalin me rezultat zgjedhor pa e evituar problemin e formularëve.