
Ka kaluar edhe në lexim të dytë projektligji i buxhetit për vitin 2021 me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Insajderi.
Ky projekt ligj, u votua nga të gjitha subjektet politike, ku për dallim nga dita e djeshme, sot në lexim të dytë ligjin për buxhet e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ky seancë është e fundit për këtë vit, madje, kryetarja e Kuvendit në fund u shpreh se kjo edhe mund të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature meqë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u rrëzua Qeveria Hoti për shkak të votës së pavlefshme të deputetit Etem Arifi./Insajderi.com