Votohet qeveria Bwrnabiq – prioritet Kosova

Votohet qeveria Bwrnabiq – prioritet Kosova

Parlamenti i Serbisë, ka votuar gjatë ditës së mërkurë për formimin e qeverisë së re, në krye me Ana Bërnabiq, njofton Insajderi.

Me 227 vota për dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re Bërnabiq – e cila do të ketë 21 ministri dhe tri prioritete të caktuara nga Aleksander Vucic – çështjen e Kosovës, përballimin me pandeminë si dhe zhvillimin ekonomik, të dëmtuar nga pandemia.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiq, me të marrë pozitën e re.

Bërnabiq, gjithashtu ka thënë se ajo do t’i kushtojë shumë rëndësi, luftës kundër mafias, ruajtjës së vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave, përparimi ekonomik i vendit, etj.

Ajo nuk e la pa e përmendur edhe Asociacionin, duke thënë se ajo do të insistojë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Insajderi.com.