Votohet Qeveria e Maqedonisë

Votohet Qeveria e Maqedonisë

Është votuar Qeveria e Re e Maqedonisë, me 62 vota pro dhe 51 vota kundër.

Kjo Qeveri përbëhet nga LSDM, BDI, Besa, PDSH dhe disa parti të vogla nga koalicioni i bllokut maqedonas, njofton Insajderi.

“Kjo Qeveri do të jetë për dy gjëra. Për ekonomi dhe drejtësi. Duke mos harruar tjerat si shëndetësi dhe arsim. Prioritetet janë të orientuara kah BE dhe NATO. Kërkoj mbështetjen tuaj që të çojmë vendin përpara” tha Zaev i cili do të jetë kryeministër.

Sipas marrëveshjet, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ketë kryeministrin në 100 ditët e fundit të mandatit.

Qeveria do të ketë 19 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. /Insajderi.com