Votoi kundër rrëzimit të Qeverisë: Bardhyl Meta me porosi për Vjosa Osmanin

Votoi kundër rrëzimit të Qeverisë: Bardhyl Meta me porosi për Vjosa Osmanin

“Vjosa i ka kërkuar votat me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK-së”, kështu ka thënë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta derisa ka komentuar vendimin e nënkryetares së LDK-së për mos votuar pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi. 

Meta ka thënë se LDK nuk është formuar nga votat e Osmanit, por e kundërta ajo ka kërkuar votë nga qytetari duke u thirrur në LDK-në.

“LDK nuk u formu me votat e Vjosës”, ka thënë Meta në Pressing të T7, përcjell Insajderi.

Tutje, ai ka thënë se LDK me mocionin e mosbesimit ndikoni që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.

“Po të mos vepronte LDK-ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA-të”, është shprehur Meta, teksa ka shtuar se mendon se ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të duhej të ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.