Voton Enver Hoxhaj, thotë se sot flasin qytetarët, jo politikanët

Voton Enver Hoxhaj, thotë se sot flasin qytetarët, jo politikanët

Prijësi i Listës së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik të Universiteti të Prishtinës, njofton Insajderi.

Hoxhaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzije Shahini.

Pas procesit së votimit, Hoxhaj ka thënë se “sot është dita kur flet qytetari e jo politikanët”.

Tutje ai ka shtuar se “sot qytetarët duhet të përcaktohen për opsionin demokratik, të rimëkëmbjes, ose të mjegullës dhe izolimit./Insajderi.com