Voton Ilir Meta: E gjithë bota i ka sytë te Shqipëria

Voton Ilir Meta: E gjithë bota i ka sytë te Shqipëria

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka votuar në ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon edhe me hapjen e procesit të votimit që është duke u mbajtur në Shqipëri, njofton Insajderi.

Pas votimit, Meta ka folur për mediat, duke bërë thirrje për zgjedhjen e alternativës dhe kandidatëve më të mirë, pasi sipas tij, e gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme. Për sovranin në kushte sa më të mira, për të shprehur vullnetin e lirë. Çdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se nga çka përjetuar, duhet që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj nëpërmjet votës së lirë. I ftoj të zgjedhin alternativën që ato besojnë dhe kandidatët më të ndershëm. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë ,anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër”, u shpreh Meta.

Qytetarët shqiptarë janë duke votuar për legjislaturën e re që do të qeverise për katër vitet e ardhshme në Shqipëri./Insajderi.com