Voton Isa Mustafa, thotë se shpreson në demokratizimin e vendit

Voton Isa Mustafa, thotë se shpreson në demokratizimin e vendit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në objektin e shkollës Emin Duraku në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në prononcimin e tij për media, Mustafa ka thënë se “uron që të gjithë qytetarët të votojnë për edhe përkundër motit të keq”.

“Shpresoj të votojnë për zhvillim ekonomik dhe demokratizim të vendit”. Ka përfunduar prononcimin e tij Mustafa./Insajderi.com